- 23 Jul 2015
Nesër, e premte 24 korrik, në ora 13:00, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci do të merr pjesë në hapjen e kampit interaktiv që do të zgjasë tre ditë me radhë, në shtëpizat e Qendrës Rekreative në parkun e Gërmisë.
Qëllimi i këtij kampi është që të rinjtë e moshave 14-16 vjeçare të njoftohen me bukuritë natyrore të Kosovës, të shkëmbejnë përvoja dhe të zhvillojnë aftësi të reja që mund të jenë të dobishme për ta në të ardhmen si p.sh të bëjnë video, të orientohen me hartë dhe kompas etj.
Ky projekt është mundësuar me ndihmën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës, ndërsa do të realizohet nga OJQ “TOKA”, në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina dhe “World Wide Fund for Nature”.