Konkurs për regjistrimin e fëmijëve në Kopshtin "Botanika"

- 29 Jul 2015

                                                                            

Në bazë të nenit 5, shkronja b) të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në bazë të Ligjit mbi Edukimin Parashkollor Nr. 02/L-52:

 

Kopshti “BOTANIKA”

SHPALL KONKURS PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE PËR VITIN KALENDARIK 2015/2016

 

Nr

Grup-mosha

Numri i fëmijëve

1.

0.9 muaj - 2 vjeç

12 fëmijë

2.

2-3 vjeç

18 fëmijë

3.

3-4 vjeç

20 fëmijë

4.

4-5 vjeç

15 fëmijë

5.

5-6 vjeç

15 fëmijë

TOTALI

 

80 fëmijë

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

 

1. Ekstrakti i lindjes per fëmiun;

2. Dëshmia që jeni banorë të lagjes Mati I apo II  (vërtetimi nga Bashkësia Lokale; fatura të  shërbimeve, dëshmi apo kontratë të pronës/vendbanimit etj)

3. Kontrata e punës për të dy prindërit (nëse punojnë të dy);
4. Gjendja e llogarisë bankare për të dy prindërit, për tre muajt  e fundit;

5. Vërtetimi i kontributit nga Trusti Pensional për te dy prindërit (nëse punojnë të dy);

5. Dokumentet tjera valide të lëshuara nga institucionet relevante për të dëshmuar kategoritë tjera.

 

Çmimi i çerdhes është 100 euro në muaj.

Por në bazë të të ardhurave mujore që marrin të dy prindërit, Komuna e Prishtinës do të subvencionon një pjesë të pagesës:

  1. Prindërit me të ardhura mujore deri në 500 euro, Komuna i subvencionon me vlerë 50 euro në muaj për fëmijë.
  2. Prindërit me të ardhura mujore deri në 700 euro, Komuna i subvencionon me vlerë 30 euro në muaj për fëmijë.
  3. Prindërit me të ardhura mujore deri në 1000 euro,  Komuna i subvencionon me vlerë 20 euro në muaj për fëmijë.
  4. Prindërit me të ardhura mujore mbi 1000 euro nuk do subvencionohen nga Komuna dhe paguajnë pagesën e plotë

Pranimi i dokumenteve bëhet prej datës 29 korrik 2015 deri më 10 gusht 2015. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në kopshtin “Botanika” çdo ditë pune prej orës 10:00 deri në ora 16:00. Shpallja e rezultateve bëhet më 14 gusht 2015 në kopshtin “Botanika”.

Regjistrimi i fëmijëve bëhet bazuar në rregullën ai që vjen i pari vjen pranohet i pari.

Të gjithë të pakënaqurit me rezultatet e regjistrimit mund të ushtrojnë ankesë në kopshtin “Botanika”, Rr: Isa Kastrati;  Mati II,  Prishtinë

Vërejtje: Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë që dorëzohen do të verifikohen nga institucionet përkatëse dhe nëse ka dyshime mbi vërtetësinë e dokumentacionit apo dëshmive do të humbni të drejtën për subvencionim të pagesës.

Shkarko konkursin në PDF