- 11 Aug 2015
Komuna e Prishtinës në bazë të vendimit për caktimin e komisionit për konsulta paraprake publike për rregulloren e institucioneve edukativo-arsimore, organizon diskutime publike me qytetarë, drejtor të shkollave, përfaqësues të prindërve, përfaqësues te mësimdhënësve, OJQ – të dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Orari i diskutimeve publike:
- E enjte , 13.08.2015, ora 13:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës;
- E martë, 18.08.2015, ora 11:00, në sallën e edukatës fizike në ShFMU “Model” – Prishtinë;
- E mërkurë, 19.08.2015, ora 11:00, në sallën e edukatës fizike në Gjimnazin “Sami Frashëri” - Prishtinë.
Ftojmë të gjitha mediat e interesuara që të marrin pjesë në këto diskutime publike.