- 12 Aug 2015
Komuna e Prishtinës do të mbajë diskutimet publike me qytetarë për hartimin e buxhetit të vitit 2016. Këto diskutime publike mbahen në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në qarkoren buxhetore 2016/01 e nxjerrë për komunat nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës dhe Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive (LMFPP) për secilin program buxhetor me qëllim të shqyrtimit të buxheteve të propozuara.
Diskutimet publike buxhetore mbahen me qëllim të marrjes së sugjerimeve të qytetarëve për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.