- 13 Aug 2015
Platoja tek “Kurrizi”, në lagjen “Dardania” tani e tutje do të jetë në dispozicion të këmbësorëve pas largimit të inventarit të subjekteve afariste hoteliere nga hapësirat publike.
Me kërkesë të qytetarëve dhe pas vërejtjeve të njëpasnjëshme të cilat nuk janë marrë parasysh nga palët që e kanë shkelur ligjin, Drejtoria e Inspekcionit sot ka intervenuar dha ka bërë lirimin e hapësirës në platonë e kurrizit me ç’rast 10 subjekteve afariste hoteliere iu është konfiskuar inventari që kishte zënë hapësirat e qytetarëve.
Gjithashtu, hapësirat e zaptuara ishin pengesë edhe për realizimin e punimeve në këtë plato që është një prej investimeve kapitale të Komunës së Prishtinës, në vlerë prej 997 mijë eurosh që do t’i jep një pamje krejtësisht tjetër kësaj pjese të qytetit.
Komuna e Prishtinës njofton se aksioni të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa i ftojmë të gjitha palët t’i respektojnë ligjet dhe rregullat në fuqi.