Fillon asfaltimi i rrugës te parku i Lagjes Arbëria

- 24 Aug 2015

Kjo rrugë e cila si hapësirë ishte shndërruar në deponi mbeturinash, do ta lidhë Lagjen Arbëria me atë të Kodrës së Trimave dhe përbën fazën e parë të ndërtimit të Parkut Arbëria.
Ky projekt parasheh që krahas rrugës të ndërtohet edhe kanalizimi fekal dhe ai atmosferik në gjatësi prej 425, përkatësisht 360 metrash, ndërtimin e parkingut në hapësirë prej 2070 m2, dhe dy trotuare në gjërësi prej 1.5 metrash.


Vlera e këtij projekti është 241,791 euro, dhe pritet të përfundojë brenda 90 ditë pune.