- 26 Aug 2015
Duke filluar nga sot, e mërkurë 26 gusht e deri me datë 31 gusht (2015), Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) do të fillojë me fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor.
Njëjtë si edhe në fazat e mëparshme, edhe kësaj radhe do të dezinsektohen mbi 6.000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
26.08.2015 - Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parkun i Qytetit ,Vellushë (Blloqet), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;
27.08.2015 - Arbëria,Tophanja, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica
28.08.2015- Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Vetërnik, Zona Industriale dhe Kazerma Adem Jashari;
29.08.2015- Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;
30.08.2015 - Taslixhe, Velani, Mat, Sofali , Taukbashçe dhe Gërmi;
31.08.2015 - Bërnicë, Besi, Barilevë, Hajvali dhe Mramur
Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda si dhe së paku për një orë të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi.
Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.