Janë duke u zhvilluar punët në kontinuitet në mirëmbajtjen e sipërfaqeve gjelbëruese në Parkun e Qytetit tek lagja "Dodona"

- 02 Sep 2015

Po bëhet rregullimi i oazave gjelbëruese në pjesën rekreative, pastrimi i stazave dhe rrugicave, larja dhe meremetimi i shportave dhe ulëseve, larja dhe meremetimi i lodrave për fëmijë, pastrimi i vazhdueshëm i nyjeve sanitare etj.
Gjatë kësaj jave do të bëhet edhe vajosja dhe lyerja e ulëseve, lodrave për fëmijë, si dhe pastrimi fitosanitar. Poashtu, në kontinuitet po bëhet ujitja e fidaneve dhe luleve ne këtë park.