- 07 Sep 2015
Në kuadër të reformave për digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Prishtinës, nga sot në Drejtorinë e Kadastrit, Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe në Drejtorinë e Pronës ka filluar menaxhimi digjital i radhëve.
Në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, do të funksionojnë 20 sportele që do të jenë në dispozicion të qytetarëve, ndërsa në Drejtorinë e Pronës, shërbime për qytetarë do të ofrojnë 14 sportele.
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarë filloi me zyrat e gjendjes civile sektor në të cilin kërkesat ishin më të mëdha, ndërsa tashmë ka avancuar edhe me drejtoritë e tjera si pjesë e premtimit të kryetarit Shpend Ahmeti për rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimit të procedurave të shërbimeve për qytetarë.