- 17 Sep 2015
Sot, në ambientet e Ministrisë sëMjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Prishtinës dhe përfaqësues të USAID-it prezantuan programin “Permit Tracking System”.
Ky sistem është aplikuar para ca kohësh në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës dhe me të u mundësohet qytetarëve të informohen për secilën lëndë se në cilën fazë ka arritur, por po ashtu e monitoron edhe punën e secilit zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit. "Permit Tracking System" e përcjellë lëndën që nga momenti i aplikimit e deri tek vendimi për dhënien eventuale të lejes.
Prezantimi i sotëm iu është bërë komunave Graçanicë, Hani i Elezit, Peja dhe Fushë Kosovë, të cilat pas suksesit të këtij projekti në Komunën e Prishtinës, do ta aplikojnë si pilot projekt provues.