- 04 Nov 2015
Asambleisti i qytetit Graz në Austri, Peter Piffl Perčević, nga "Partia Popullore Austriake" vizitoi Komunën e Prishtinës.
Gjatë kësaj vizite ai fillimisht i shoqëruar nga Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizitoi dy shkolla të qytetit, shkollën fillore "Xhemajl Mustafa" dhe Shkollën e Gjelbërt", ku iu prezentua projekti në përfundim i ditarëve digjitalë dhe administrimit elektronik të shkollave, pilot-projekt ky i kompanisë austriake "Bit Group".
Asambleisti Perčević poashtu u prit nga Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe Drejtuesja e Kabinetit të nKryetarit, Fitore Pacolli. Në takim u diskutuan reformat që po ndërmirren në Komunën e Prishtinës, zhvillimin e gjithëmbarshëm të Komunës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes Prishtinës dhe Graz-it.