Ristrukturimi dhe fuqizimi i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës gjatë vitit 2015

- 20 Dec 2015

Sot, Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës​ mbajti konferencë për media, me ç'rast u shpalosën të arriturat e kësaj drejtorie gjatë vitit 2015, si dhe planet e ristrukturimi i saj në vitin 2016. Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Xhelal Sveçla, në fillim të fjalës së tij, tha se viti 2015 ishte viti i ristrukturimit dhe fuqizimit të Drejtorisë së Inspekcionit. Ai e prezantoi organogramin e ri, i cili është shumë më funksional se i vjetri, me ç'rast i rriten kompetencat inspektorëve, të cilat deri më tash kanë qenë të kufizuara vetëm në një lëmi të caktuar.

Risi tjetër e kësaj drejtorie është poashtu digjitalizimi i komplet drejtorisë, proces i cili do e thjeshtësojë punën dhe mbikqyrjen e punëve me të cilat mirret Inspekcioni. Konkretisht, është krijuar aplikacioni software për zyrtarë të inspekcionit, të cilët do të pajisen me tablet personal dhe gjatë konstatimit të parregullsisë do ta identifikojë shkeljen dhe  do të jenë në gjendje që të shqiptojnë dënimin e saktë në kohë reale. Përveç kësaj është krijuar edhe aplikacioni për qytetarë, të cilët do të jenë në gjendje që të lajmërojnë shkeljet online dhe të ngarkojnë foto që e dëshmojnë këtë shkelje. Kësisoj, me konstatimin e shkeljes hapet rasti dhe qytetarët do të jenë në mundësi që të përcjellin në cilën fazë të procedurës është rasti.

Drejtori Sveçla, në fund tregoi me shifra te arriturat e Drejtorisë, të cilën e menaxhon ai e që sipas sektorëve janë:


Komunal

         Largim i tavolinave dhe karrigeve 131
         Evidentim I lokaleve per shfrytezim te hapesires publike - 400
         Konfiskime te mallrave – 311
         Largim I shtyllave metalike nga objeteve – 88
         Largim dheu 22
         Largim I kioskave dhe mbulojave 19

Sanitar
         Kontrollime – 1713
         Vendime – 66
         Vlera e mallit te asgjesimit me afat te skaduar – 342.329,40 Euro

Komunikacion

         Automjete, kbus, autobus ilegal te konfiskuar 1202
         Lirimi I parkingjeve publike nga ‘veturat e fjetura’ - 117
         Largimi I kombibuseve ilegal nga lagja Dardania -  dhe kthimi i mbi 200 parkingjeve qytetarëve

       
Ndertim
        Aktvendime per nderprerje te puneve – 165
        Rrënime për rrezikshmëri - 119
        Rrënime tjera – 37