Inspektorët e ndërtimit, kryejnë rrënimin e objektit mbi kurriz, që e kishte tejkaluar lejen për renovim

- 13 Jan 2016

Drejtoria e Inspeksionit, sektori i ndërtimit vazhdon ndalimin e ndërtimeve pa leje.

Kësaj radhe, në lagjen Dardania, inspektorën ekzekutuan rrënimin e një pjese të një objekti afarist mbi Kurriz, që ishte tejkalim i pëlqimit për renovim të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit.

 

Me datën 11 janar fillimisht ishte tentuar rrënimi i pjesës së tejkaluar, mirëpo pronari i lokalit afarist, ishte zotuar të bëjë vetë rrënimin. Meqë pronari nuk e mbajti fjalën, sot inspektorët e ekzekutuan rrënimin.