- 15 Jan 2016
Në bazë të paralajmërimeve meteorologjike se do të ketë borë dhe acar gjatë fundjavës dhe javës që vjen, Komuna e Prishtinës i ka bërë të gjitha pregatitjet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit.
Në kushte atmosferike ekstreme vështirësohet pastrimi i rrugëve nga bora dhe akulli, andaj kërkojmë nga ngasësit e makinave që t’i kenë të gjitha pajisjet dimërore siç janë të obliguar me ligj dhe mos të dalin të papërgatitur në rrugë, sepse ashtu po e bllokojnë rrugën dhe po shkaktojnë kaos në qytet.
Poashtu apelojmë tek pronarët e dyqaneve që ta pastrojnë borën në trotuar, para dyqaneve të tyre, siç prashihet në rregullore, në mënyrë që së bashku ta bëjmë të mundur qarkullimin sa më të lehtë të njerëzve.