- 20 Jan 2016
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavcin, vizituan sot Shkollën e Muzikës "Prenk Jakova", e cila po funksion në aneksin e objektit të Shkollës së Mesme të Mjekësisë "Ali Sokoli".
Kryetari Ahmeti pasi pa klasët dhe dëgjoi disa performanca nga nxënësit e kësaj shkolle u nda i kënaqur me kushtet e përkohshme të cilat tani i ka shkolla për zhvillimin e mësimit. Ahmeti bëri të ditur se për adaptimin e këtij objekti u shpenzuan rreth 40 mijë euro.
Ai tha se sivjet do të vendoset përfundimisht një lokacion më i mirë, për një objekt i cili do të përmbushte nevojat e kësaj shkolle, duke i marrë parasysh specifikat që i ka mësimi në të, siç janë klasët individuale, izolimi akustik etj.