Zyra e kryeministrit keqpërdor me hapësirën publike

- 16 Feb 2016

Një ditë para protestës gjithëpopullore, zyra e kryeministrit provokon me heqjen e posterit të Rugovës në shesh pa marrë kurrfarë pëlqimi nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.
 
Si për heqje, si për rivënie me ligj kërkohet pëlqimi nga Drejtoria e Shërbimeve Publike sa herë që bëhet fjalë për hapësirat publike të Komunës së Prishtinës. Ata e dinë këtë shumë mirë, por manipulojnë me fotografi të Rugovës, për të zgjuar sentiment të një pjesë e popullatës dhe për tu fshehur pas tij.

Inspektoriati i Komunës së Prishtinës e ka evidentuar rastin ashtu siç janë të obliguar me detyrë.