Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të 17 shkurtit

- 18 Feb 2016

Sot Kuvendi i Komunës së Prishtinës, mbajti një seancë solemne për shënimin e 17 shkurtit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi e mori fjalën dhe tha se kjo ditë është përkujtim për të gjithë ata që dhanë krejt çka kishin që Kosova të jetë e pavarur, e shumë nga ta edhe jetën e tyre.
 
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi e mori fjalën tha se më 17 shkurt u shpall Republika, e që do të thotë për popullin dhe e popullit.

“Neve na mbetet që të zotohemi që me të vërtetë ta jetësojmë Republikën, e ajo do të thotë që populli me të vërtetë të jetë sovrani, që të gjithë qytetarët me të vërtetë të jetojnë në barazi e që të gjithë qytetarët të jetojnë me dinjitet”, tha Shpend Ahmeti.