- 23 Feb 2016
Sot, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu mbajti konferencë për media, në të cilën shpjegoi se pse qyteti i Prishtinës akoma nuk i ka autobusët e rinj të trafikut urban dhe si Qeveria e Kosovës e ka bllokuar kredinë e dakorduar nga BERZH, që nga gushti i vitit të kaluar. Ai në mënyrë kronologjike e shpjegoi të gjithë procesin, i cili ka filluar në prill të 2014, kur kanë filluar negociatat me BERZH-in, ndërsa në qershor të 2014, ka filluar studimi i fizibilitetit nga kompania me renome ndërkombëtare, Mott MacDonald. Raportii i fizibilitetit ka përfunduar në tetor të vitit 2014.
Më 20 shkurt, 2015, 3-4 muaj pas këtij raporti është bërë publikimi i njoftimit për prokurim në blerjen e autobusëve.
Më 18 maj, 2015, është angazhuar konsulencë ndërkombëtare, përsëri me grant të BERZH-it,i cili do të ndihmonte Komunën e Prishtinës të bënte tenderimin dhe prokurimin e 51 autobusëve me rregulla të BERZH-it.
Me datën 3 gusht 2015, është bërë publikimi i shpalljes në web faqe të BERZH-it.Tenderi ka qenë i disponueshëm prej 3 gusht 2015, dokumenti i tenderit është amadamentuar dhe dokumentacioni final është dorëzuar me datën 19 tetor 2015, në ora 14:00, procesverbali i është dërguar në të njetën ditë ne BERZH. Janë dorezuar 4 tenderë dhe validiteti i tenderëve ka qene 120 ditë, validiteti i te cilëve ka skaduar më 16 shkurt. Për këtë arsye, më 16 shkurt 2016 është kërkuar zgjatja e validitetit të ofertave edhe për 120 dite te tjera. Ndonese, nga 30 korriku i vitit 2015 kjo ka mund të nënshkruhet nga Ministria e Financave.
Sa i përket letrës nga Ministri Hoti dhe arsyetimeve të cilat ai i jep në të, Dardan Sejdiu tha se zoti Halil Mustafa, drejtorit të ndërmarrjes Trafiku Urban. me datën 30 korrik të 2015,nënshkruan dokument së bashku me Ministrinë e Financave, BERZH-in dhe Komunën e Prishtinës, ndërkaq. në tetor të 2015 është dorëzuar vendimi i autorizimit qe i jep komisioni i aksionarëve zotit Halil Mustafa.
Kurse sa i përket zërit buxhetor, Sejdiu tha se kësti i parë do të paguhet tek në vitin 2018, pasi që ka grejs periudhë, apo pauzë, andaj nuk ka nevojë për zë të veçantë buxhetor deri atëherë. Për më tepër Komuna e Prishtinës, është dakorduar për pagesën e garancisë së sovranitetit, tha në fund Dardan Sejdiu.