- 02 Mar 2016
Sot në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, nën organizimin e Drejtorisë së Arsimit e në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit "Hasan Prishtina" u hap ekspozita e artit,"7 dhe 8 Marsi", ku nxënësit e nivelit parauniversitar të të gjitha shkollave të Prishtinës kanë paraqitur punime të tyre.
Drejtoresha e Arsimit, Arberie Nagavci, me këtë rast tha se qëllimi i kësaj ekspozite është që të inkurajohen talentet e rinj dhe të punohet në vetëdijësimin e kulturës artdashëse, ku nxënësit e të gjitha shkollave do të kenë mundësi të vizitojnë këtë ekspozitë. Ajo, poashtu tha se synimi është që ky lloj bashkëpunimi të jetë tradicional, pra të organizohet për çdo vit.
.jpg)
.jpg)
.jpg)