- 03 Mar 2016
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim ekipin e filmit “SHOK”, të cilët dje u kthyen në Prishtinë. Në takim, Kryetari Ahmeti tha se është kënaqësi e madhe të takohet me ta, dhe se ky film është tejet i rëndësishëm për disa arsye.
"E para, që nuk kemi shumë storie të luftës që tregojnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe ky film e përçon mesazhin e asaj që ka ndodhur në luftë. Ndërsa, e dyta është se kjo është hera e parë që Kosova përfaqësohet në një ngjarje aq të rëndësishëm për filmin. Ai në fund i përgëzoj për punën e bërë, dhe iu uroi sukses në të ardhmen", tha Shpend Ahmeti.