Del nga Botimi revista shëndetësore në Prishtinë

- 04 Mar 2016

Për herë të parë prej më shumë se 14 viteve, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në mbështetje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, nxori revisten shëndetësore “SHËNDETI 038”.

Pas një pune disa mujore nga këshilli editorial kjo revistë përmban shumë tema në shëndetësi të shkruara nga stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Me anë të kësaj reviste synohet parandalimi dhe edukimi shëndetësor përmes informimit të qytetarëve për sëmundje të veçanta, dhe shërbimet që qytetarëve u ofrohen në Institucionet shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor në Komunën e Prishtinës.

Kjo revistë në vitin e parë do të dalë në dy numra me tirazh nga tre mijë copë, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe synohet që në vitet në vazhdim të jetë revistë mujore ku qytetarët do të kenë mundësi të informohen në mënyrë korrekte për problemet shëndetësore me të cilat preokupohen.

 

Revista shëndetësore SHËNDETI 038