- 14 Mar 2016
Sot, e Hënë me 14 Mars, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, fillojnë vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta.
Këto vizita organizohen për të tretin vit me rradhë dhe kanë si synim, kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në këto paralele, parandalimin, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor. Gjatë dy viteve të kaluara u identifikuan shumë patologji, për të cilat Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, gjatë gjithë vitit të kaluar ka marr një varg masash për evitimin e tyre. Duke marr shkas nga kjo situate dhe rëndësinë që këto vizita kanë në shëndetin e fëmijëve, lusim të gjithë prindërit e fëmijëve në këto paralele, për bashkëpunim dhe koordinim të plotë me stafin shëndetësor në këto vizita si dhe me mësuesit dhe kujdesarët e klasave përkatëse.