- 16 Mar 2016
Sot, në orët e mëngjesit Policia e Kosovë e arrestoi Drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçlën, i cili ishte në vendin e tij të punës. Ky është arrestimi i dytë që po bëhet ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinën, në objekte të saj, pas arrestimit të Salih Zybës.
Komuna e Prishtinës është e indinjuar me këtë arrestim arbitrar të një drejtësie selektive, të orkestruar nga politika. po arrestohet Drejtori i Inspeksionit, nga Drejtoria e cila i ka ndaluar të gjitha ndërtimet pa leje në Komunën e Prishtinës dhe për më tepër ka arritur të vendos rend edhe në fusha të tjera në mënyrë që Prishtina të fillojë të funksionojë si qytet normal.
Arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij, qeverisjen në Komunën e Prishtinës, nga qarqe të të dy partive në pushtet qendror, të cilat tash e sa kohë po e bllokojnë edhe Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Xhelal Sveçlës, Salih Zybës, si dhe të gjithë të arrestuarve të tjerë padrejtësisht dhe ndërprerjen e ndjekjes politike ndaj tyre.