- 01 Apr 2016
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka vendosur shtyllat elektronike lëvizëse në sheshet e qëndrës së qytetit, për të bllokuar hyrjen e paautorizuar të makinave në sheshe. Monitorimi, hapja dhe mbyllja e hyrjes në sheshe me anë të shtyllave elektronike, bëhet nga Qendra Kontrolluese, nga ku shtyllat monitorohen 24 orë. Poashtu, është e paraparë që shërbimet emergjente, siç janë Policia, Zjarrëfikësit dhe Ambulanca, mos të kenë pengesë në qarkullim, por hapja e rrugës në rast nevoje bëhet në kohë reale.