Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik në lagjen Arbëria III

- 05 Apr 2016

Komuna e Prishtinës organizon Diskutim Publik në lagjen Arbëria III për hapjen e çerdhes me bazë në komunitet dhe përzgjedhjen e Këshillit të Prindërve. Të gjithë prindërit e interesuar duhet të sjellin me vete CV-në dhe një letër ku shprehin interesin e tyre për t’u bërë anëtarë në Këshillin e Prindërve në çerdhen që do të hapet në lagjen “Arbëria III”.
Diskutimi mbahet me datë 12 prill në ora 17:00 në ndërtesën e Komunës së Prishtinës në Arbëri.

Vërejtje:
Angazhimi në Këshillin e Prindërve është vullnetar. Anëtarë të Këshillit mund të bëhen vetëm prindërit që kanë fëmijë nga mosha 9 muaj – 6 vjeç dhe synojnë që fëmijën e tyre ta regjistrojnë në këtë çerdhe. Nëse ndonjëri nga prindërit anëtarësohet në Këshillin e Prindërve dhe me hapjen e çerdhes nuk sjell fëmijën e tij/saj në çerdhe apo pas një kohe e largon fëmijën nga çerdhja atëherë mandati i prindit në Këshill përfundon menjëherë.