- 05 Apr 2016
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim delegacionin e Grupit të Miqësisë të Parlamentit Gjerman, për Marrëdhënie me shtetet e Evropës Juglindore, të përbërë nga Peter Weiß, Josip Juratovic dhe Andreas Lämmel.
Në këtë takim përveç situatës së përgjithshme politike në Kosovë, u diskutua edhe për sfidat dhe arritjet në qeverisjen dyvjeçare në Komunën e Prishtinës, si dhe bashkëpunimin që Komuna e Prishtinës e ka në vazhdimësi me organizatat gjermane, siç janë GIZ dhe KFW.