- 18 Apr 2016
Një delegacion i Komunës së Prishtinës, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, sot, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani, si dhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti.
Me këtë rast, Kryetari Shpend Ahmeti tha se në këtë ditë përkujtojmë ata që e dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, që ne të jetojmë në liri. " Është detyrë e secilit prej nesh që kauzën ta çojmë një hap përpara, edhe pse atë që mund ta bëjmë ne është tepër e vogël në krahasim me ta. "
Ai poashtu tregoi se Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e varrezave të dëshmorëve edhe në Vitit të Marecit,dhe shumë shpejtë do të kërkohet edhe nga Ministria e Planifikimit që varrezat e dëshmorëve në Prishtinë të kalohen në kompetencë të Komunës, në mënyrë që edhe ato të rregullohen.