- 21 Apr 2016
Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës, Arbërie Nagavci, së bashku me shefen e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, si dhe zyrtarët e arsimit, morën pjesë sot në hapjen e Panairit të Edukimit, ku gjatë këtyre dy ditëve shkollat e mesme profesionale të Komunës së Prishtinës do të prezantojnë punën dhe detyrat që realizohen në shkollat e tyre.
Në këtë panair ishin pjesëmarrëse shtatë shkollat e mesme profesionale, me menaxhuesit e shkollës si profesorët dhe nxënësit: “Dr.Ali Sokoli”, “28 Nëntori”, “Gjin Gazulli”, “7 Shtatori”,”Hoxhë Kadri Prishtina”, “Abdyl Frashëri”dhe Shkolla e muzikës Prenk Jakova”. Gjithashtu gjatë këtyre dy ditëve këto shkolla profesionale do të vizitohen edhe nga shkollat fillore të klasëve të nënta për të shikuar nga afër punët që kryhen në këto shkolla.
Në hapjen e këtij panairi Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci në fjalën e saj të rastit theksoi se Komuna e Prishtinës në vazhdimësi është duke mbështetur shkollat e mesme profesionale në ngritje të cilësisë dhe duke krijuar kushte për një mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore. Interesimi i nxënësve për regjistrim në shkolla profesionale ka shënuar një kthesë pozitive, ku nga viti i kaluar kërkesa për regjistrim e nxënësve është me suksese dhe rezultatet të larta.