- 28 Apr 2016
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,mori pjesë në takimin e disa përfaqësuesve të komunave fqinje me Prishtinën, takim ky i ftuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi me qëllim të koordinimit të veprimeve me qëllim të mbrojtjes së ambientit. Në këtë takim morën pjesë përveç Gashit dhe Ahmetit edhe Kryetari i Komunës së Lipjan, Imri Ahmeti, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, Kryetari i Komunë së Shtimes, Naim Ismajli dhe Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari. Në takim u fol për problemin e përbashkët të ndotjes dhe për formimin e komisioneve që të trajtojnë nga afër këto çështje me mundësi për rekomandime pasi që të gjitha shqetësime e qytetarëve.
Kryetari Ahmeti me këtë rast tha se u takuan për të koordinuar aktivitetet në dy fusha, karshi KEK-ut, si ndotës që i bëhet qyteteve tona dhe problemit të menaxhimit të mbeturinave në Mirash, e cila është deponia më e madhe regjionale. Ai shpjegoi se me këtë rast u dakorduan që tash e tutje t’i koordinojmë veprimet dhe do të dalin me kërkesa të përbashkëta, sepse nuk është në rregull që qytetarët të preken më së shumti nga këto dy fenomene, ndërsa në të njëjtën kohë komunat gati se mos të pyeten fare dhe të mos adresohen këto çështje.