- 30 Apr 2016
Mbrëmë, në ambientet e Hotelit Sheraton në Tiranë, u ndanë çmimet " Albanian ICT Awards", për të arriturat në teknologjinë informative dhe kompjuterike.
Në kategorinë "Shërbimet Publike", çmimin e parë e fitoi Komuna e Prishtinës, për implementimin e E-Kioskut, shërbim digjital për nxjerrjen e dokumenteve personale.
Në emër të Komunës së Prishtinës, këtë çmim e pranoi Muhedin Nushi, Drejtor i Adminstratës Publike në Komunën e Prishtinës, i cili njëherësh është edhe ideatori i E-Kioskut.