- 12 May 2016
Komuna e Prishtinës, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Grupin e Grave, organizon për herën e tretë me rradhë “Ditën ndërkombëtare të infermierisë”. Në kuadër të kësaj dite, do të organizohet fushata “Dhuro gjak, shpëto jetë”, me ç'rast në oborrin e Komunës së Prishtinës nga ora 10:00, do të ketë aksion për dhurimin e gjakut.