- 17 May 2016
Nesër, e mërkure, më 18.05.2016, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, me këtë rend dite:
RENDI I DITËS:
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së parë të Kuvendit të Komunës;
2. Propozimvendimi për miratimin - lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2”;
3. Propozimvendimi për miratimin e plotësimit dhe ndryshimit të Planit rregullues të lagjes “Sofalia”;
4. Propozimvendimi për miratimin - lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Kodra e Trimave 1”;
5. Propozimvendimi për konsulta paraprake publike lidhur me Rregulloren mbi taksat administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës;
6. Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim pa pagesë të hapësirave SHML “Gjimnazi Matematikorë” për Institutin ndërkombëtar për inteligjencë të jashtëzakonshme “Atomi”;
7. Propozimvendimi për këmbimin e pronave të Komunës me prona private;
8. Caktimi i anëtareve të komisionit për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2016;
9. Miratimi i Planit Lokal i Veprimit për Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar;
10. Propozimvendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;
11. Propozimvendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete;
12. Propozimvendimi për plotësim, ndryshimin e Rregullores për tarifa,ngarkesa dhe gjoba komunale;
13. Propozimvendimi për lënien në diskutim publik të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave;
14. Raporti përfundimtar buxhetor për vitin 2015;
15. Propozimvendimi për dhënien e pronës komunale – KEDS;
16. Pyetje dhe përgjigje;
17. Të ndryshme.