- 17 May 2016
Nesër, e mërkure, më 18.05.2016, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës, mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës, me këtë rend dite:
 
 
RENDI I DITËS:
 
1.      Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së parë të Kuvendit të Komunës; 
2.      Propozimvendimi për miratimin - lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2”; 
3.      Propozimvendimi për miratimin e plotësimit dhe ndryshimit të Planit rregullues të lagjes “Sofalia”; 
4.      Propozimvendimi për miratimin - lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm  të lagjes “Kodra e Trimave 1”;
5.      Propozimvendimi për konsulta paraprake publike lidhur me Rregulloren mbi taksat administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës; 
6.      Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim pa pagesë të hapësirave SHML “Gjimnazi Matematikorë” për Institutin ndërkombëtar për inteligjencë të jashtëzakonshme “Atomi”; 
7.      Propozimvendimi për këmbimin e pronave të Komunës me prona private; 
8.      Caktimi i anëtareve të komisionit për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2016; 
9.      Miratimi i Planit Lokal i Veprimit për Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar; 
10.     Propozimvendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa; 
11.     Propozimvendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete;   
12.     Propozimvendimi për plotësim, ndryshimin e Rregullores për tarifa,ngarkesa dhe gjoba komunale;  
13.     Propozimvendimi për lënien në diskutim publik të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave;  
14.     Raporti përfundimtar buxhetor për vitin 2015;
15.     Propozimvendimi për dhënien e pronës komunale – KEDS;
16.     Pyetje dhe përgjigje; 
17.     Të ndryshme.