- 19 May 2016
Pas hapjes së sotme të çerdhes për fëmijë “Shkronjat”, Kryetari Ahmeti, vazhdoi në lagjen Kodra e Trimave , ku në hapësirën në mes shkollës “Hilmi Rakovica dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare të kësaj lagjeje, së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi dhe Drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, vuri gurthemelin e çerdhes me bazë në komunitet për këtë lagje.
Me këtë rast Shpend Ahmeti tha se kjo do të jetë çerdhja e parë me kosto të përballueshme në këtë lagje dhe e pesta që do ndërtohet në kryeqytet. Ahmeti shpalosi faktin se kostoja e ndërtimit të kësaj çerdhe është 495 mijë euro, ndërkaq afati për ndërtimin e saj është 120 ditë pune.