- 08 Jun 2016
Komuna e Prishtinës fton të gjitha OJQ-të të cilat implementojnë projekte rinore që të aplikojnë për financim. Projektet duhet të jenë në përputhje me planin e veprimit rinor lokal 2016-2018, të cilin e gjeni të bashkangjitur në ueb faqen e Komunës së Prishtinës dhe faqen zyrtare në facebook.
KRITERET
1. OJQ-të duhet të kenë anëtarë të moshave rinore (12-16 vjeç); (16-24 vjeç);
2. OJQ-të duhet të dëshmojnë se kanë implementuar projekte në të cilat kanë qenë të përfshirë moshat rinore;
3. Projekt propozimi duhet të jetë unik, d.m.th. nuk është implementuar në aktivitetet e mëparshme të këtij lloji;
4. Përparësi në përzgjedhje do të kenë projektet të cilat implementohen në lagje periferike të kryeqytetit në të cilat aktivitetet janë më të pakta.
5. Përparësi në përzgjedhje do të kenë projektet që bazohen në shtyllat e politikave komunale për rini, të përfshira në Planin e Veprimit Rinor Lokal 2016-2018
Në këtë konkurs mund të aplikojnë edhe një grup organizatash së bashku për implementinin e një projekti të caktuar.
Kërkesës duhet ti bashkëngjiten edhe dokumentet :
• Certifikata e numrit të regjistrimit të OJQ-ës;
• Certifikata e numrit fiskal të klubit/shoqatës;
• Letërnjoftimi i bartësit të xhirollogarisë;
• Vërtetimi /dëshmia e bankës në emër të OJQ-së
• Të dhënat e aplikuesit: telefoni , email adresa.
Projekt propozimet mund t’i dorëzoni nga data 09/06/2016 deri me datën 21/06/2016 në orën 15:00 në adresën: Komuna e Prishtinës (ndërtesa e vjetër), Zyra pritëse, Sporteli nr.5.
VËREJTE: Projektet të cilat nuk i kanë të bashkangjitura dokumentet sipas kërkesës dhe aplikuesit të cilët nuk kanë përmbyllur projektet nga edicionet e kaluara ndaj DKRS -së, nuk do të merren parasysh nga komisioni për shqyrtimin e kërkesave.