- 09 Jun 2016
Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes “Aktash”, ”Muhaxhirët” dhe “Bregu i Diellit” në Prishtinë, se nesër 10 qershor 2016, e premte duke filluar nga ora 09:00-13:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, instalimi i ujëmatësve zonal në gypin furnizues fi 315 mm te rezervuari i Mirditës në Prishtinë.
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e lagjeve të sipër përmendura.