- 23 Jun 2016
Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Inspeksionit, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi dolën në vendngjarjen e tragjedisë që ndodhi sot në Prishtinë.
Vendi ku ka ndodhë tragjedia është një pronë private, ku nga kompanitë të ndërtimit është gërmuar dheu dhe gjatë viteve është krijuar një gropë, e cila pastaj është mbushur me ujë. Nuk dihet se a ka patur leje nga Ministria pronari. E gjithe kjo pritet qe te hetohet nga Policia dhe Prokuroria.
Prandaj, Komuna e Prishtinës pret nga organet e rendit që t'i sqarojnë rrethanat e ndodhjes së kësaj tragjedie dhe ne nga ana jonë do të bashkëpunojmë plotësisht në këtë punë.
Kryetari Ahmeti dhe Komuna e Prishtinës janë thellë të prekur nga kjo tragjedi dhe në këto momente të rënda bashkëndjejnë me prindërit dhe familjarët e dy fëmijëve të ndjerë.