- 13 Jul 2016
Nesër, e enjte, me 14.07.2016, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, me këtë rend dite:
1. Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së tretë dhe të katërt të Kuvendit të Komunës së Prishtinës;
2. Propozimvendimi për lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm “Kalabria” në Prishtinë;
3. Rishqyrtimi i Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Kodra e Trimave 1” në Prishtinë;
4. Rishqyrtimi i Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2” në Prishtinë;
5. Rishqyrtimi i Vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm “Sofalia” në Prishtinë 2016-2024;
6. Propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për blloqet: B 17, B 18, B 19 dhe B 20, të lagjes “Mati 1” në Prishtinë 2016-2024;
7. Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Ambasadës çeke;
8. Informatë mbi menaxhimin e hapësirave publike dhe parqeve;
9. Pyetje dhe përgjigje;
10.Të ndryshme.