Komuna e Prishtinës e prezanton si model platformën "open data" tek ekzekutivi dhe asambleistët e Komunës së Gjilanit

- 28 Jul 2016

Në tryezën e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), në Gjilan me temën “Hapja e të dhënave në funksion të transparencës dhe zhvillimit lokal’’, nga Komuna e Prishtinës ka marrë pjesë Drejtori i Administratës, Muhedin Nushi.


Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze kishte për synim avokimin tek komunat në publikimin e të dhënave të përditësuara nga ato bazike deri tek ato shtesë në ueb faqet e komunave. Të dhënat dhe publikimi i tyre në ueb faqet e komunave duhet të jenë në funksion të draftimit të politikave për zhvillim ekonomik dhe socio-kulturor në nivel lokal.

Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi bëri prezantimin e platformës "Hapja e të dhënave" para asambleistëve dhe ekzekutivit të Gjilanit si dhe para OJQ-ve prezente.

Përmes këtij projekti, Komuna e Prishtinës ka ngritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në nivel shumë të lartë dhe së shpejti do të publikohen edhe informatat statistikore tjera, të cilat do të maksimizojnë nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në Komunën e Prishtinës.

Ky Projekt i "Hapjes së të dhënave" të Komunës së Prishtinës është vlerësuar dhe i është propozuar si model edhe Komunave tjera.

Linku për open data: http://kk.rks-gov.net/prishtina/Municipality/Departments/Administrates/Prishtina-Data.aspx