- 28 Jul 2016
Pas shqetësimeve të ngritura rreth mospublikimit të emrave të shkollave në konkursin për mësimdhënës, Komuna e Prishtinës sqaron opinionin se konkursi i dalur më 25 korrik është në përputhje të plotë me të gjitha dispozitat ligjore, ligjin e punës dhe të gjitha udhëzimet administrative që përcaktojnë marrëdhëniet e punësimit në sektorin publik dhe me kriteret e arsimit.Prandaj shqetësimet e ngritura nuk qëndrojnë.
Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të gjithë nxënësve në të gjitha shkollat t'u ofrojë edukim të barabartë cilësor. Së këndejmi, mësimdhënësit e pranuar do të lidhin kontratë pune me Komunën e Prishtinës, e cila në cilësinë e punëdhënësit do t'i sistemojë ata aty ku e vlerëson se ekziston nevoja. Ngritja e nivelit të cilësisë së arsimit është prioritet i qeverisjes tonë dhe ne do ta zbatojmë me përgjegjësi.