- 02 Aug 2016
Bazuar në nenin 22 dhe 23 të Ligjit për ndërtim nr. 04/L-110, nenit 17 të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal nr. 03/L-049, nenit 12 dhe 17 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale 03/L-040, dhe nenit 33 paragrafi 33.1 dhe neni 34 paragrafi 34.1 dhe 34.2 Statutit të Komunës së Prishtinës nr. 01-110-391 dt. 25.02.2010,dhe Udhëzimit Administrativ mbi taksat administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës nr. 22/2012 dt. 19.11.2012, si dhe Pëlqimin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ZSP-1216/15 dt. 29.09.2015, Komuna e Prishtinës shpallë këtë:
NJOFTIM
Komuna e Prishtinës ju informon se ka hartuar "RREGULLOREN MBI TAKSAT ADMINISTRATIVE PËR LËSHIMIN E LEJES SË NDËRTIMIT DHE TARIFAT PËR RREGULLIMIN E INFRASTRUKTURËS", e cila është në dispozicion të publikut për dhënien e komenteve dhe sugjerimeve.
Diskutimi publik mbahet të martën me 16 Gusht 2016, në ora 18:00, në Kuvendin Komunal, të objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.
Komentet e juaja mund ti dërgoni në Emailin zyrtar të Komunës së Prishtinës e cila është komunaprishtine@rks-gov.net, nga data 2 Gusht 2016 deri më 2 Tetor 2016.
Vërejtje: Draft rregulloren mund t'a shkarkoni në vegzën e më poshtme.