Pagesa e tarifave për shfrytëzim të hapësirës publike

- 09 Aug 2016

Sipas vendimit 031-104702 të datës 24 prill 2016, Kryetari i Komunës ka caktuar komisionin për evidentimin e shfrytëzuesve të hapësirave publike para objekteve afariste-hoteliere.
 
Detyra të këtij komisioni kanë qenë mbledhja e të gjitha të dhënave të domosdoshme dhe bërja e matjeve, kalkulimeve-faturimeve dhe dhënies së pëlqimeve për shfrytëzuesit që i plotësojnë kriteret e parapara sipas Rregullores me nr. 110-157481. Komisioni përkatës tashmë i ka kryer detyrat e lartcekura, dhe secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike është i njoftuar me tarifën që duhet paguar sipas rregullores përkatëse komunale.
 
Drejtoria e Inspekcionit i bën thirrjë të gjitha bizneseve që t’i kryejnë obligimet ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike. Në të kundërtën, nga data 15 gusht 2016, do të fillojnë inspektimet në terren, dhe në secilin rast ku nuk është bërë pagesa e tarifave nga shfrytëzuesit, do të shqiptohen gjobat si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjendet në hapësirë publike.