Mbahet koncerti i Dua Lipës në Gërmi

- 10 Aug 2016

Mbrëmë, në Parkun e Gërmisë para një publiku prej rreth 18 mijë vetash, u mbajt koncerti i këngëtares së mirënjohur, Dua Lipa.
Për rreth 4 orë publiku u argëtua fillimisht me performancat e MC Kreshës, Lyrical Song e Dj Gamble, para se të dalë Dua Lipa, e cila në këtë koncert i këndoi për herë të parë edhe tri këngë nga albumi i saj më i ri, që do të dalë në shkurt të vitit të ardhshëm.