12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë

- 13 Aug 2016

Me rastin e 12 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, sektori i rinisë i Komunës se Prishtinës, në bashkëpunim me organizata të shumta rinore, organizuan aktivitete të ndryshme.

Aktivitetet u organizuan në  dy lokacione të ndara:

Në sheshin Zahir Pajaziti u zhvilluan  këto aktivitete:

Këndi i pikturës                               
Simulimi i ndihmës së parë          
Aktivitete të Parkourit – Show Parkour              
Aktivitete Motoristike
 
Kurse, në Pishinën e Gërmisë  u zhvilluan këto aktivitete:
      
Bianale Grafike – Aktivitete Artistik me Sprej (Ngjyrë për metal)
Aktivitete në  not për fillestarë dhe gara noti për të rinj
Siguria në  komunitet- ligjëratë                                                                            
Futboll dhe lojëra pa kufi
Turnir në basketboll
 
Këto aktivitete mblodhën shumë të rinj dhe qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët perveç që patën rastin t`i percjellin, në shumë prej tyre të rinjtë, poashtu  patën mundësi edhe të ju bashkohen këtyre aktiviteve, duke shfaqur talentin e tyre në shumë fusha.