- 23 Aug 2016
Me anë të kësaj deklarate duam të bëjmë demantimin e lajmit të lëshuar nga disa portale informative se gjoja kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka punësuar vetëm militantë partiakë në këtë Komunë.
Zyra per Rigjenerim Urban për trajtimin e hapësirës publike në Komunën e Prishtinës është themeluar me iniciativën e OJQ-se KAF (Kosovo Architecture Foundation) në shtator te vitit 2014. Fillimisht angazhimi i arkitekteve dhe praktikanteve ka qenë në baza vullnetare. Kjo zyre udhëhiqet ngaIng.dipl.ark. Linda Spahiu Emrullahu dhe Ing.dipl.ark. Mimoza Sylejmani. Ndërsa praktikantët e angazhuar kanë qenë studentë të anëtarsuar në OJQ-në KAF.
Pasi qe është parë e nevojshme një zyre e cila merret me trajtimin e hapësirës publike dhe rregullimin e saj ne Komunën e Prishtinës, në nëntor te vitit 2014, ark. Linda Spahiu Emrullahu dhe ark. Mimoza Sylejmani u angazhuan me “Marrëveshje për kryerjen e shërbimeve te veçanta” ne Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.
Praktikantët kanë qenë studentë të UP-së, FNA - Arkitekturë , AAB - Arkitekturë,UBT - Arkitekturë: liriona Haxhiaj, Gazmend Krasniqi, Fortunë Haziri, Kastriot Nebihu, Besart Huber, Vlona Dalipi, Herolinda Berisha, Gentiana Demaj, Learta Stavileci, Kosovare Sadiku, Luiza Hoxha, Shqipdon Arifi, Arjeta Vllasa, Granit Llumnica, Kushtrim Ademi.Te gjithë punuan pa pagesë deri ne 8 muaj dhe vetëm dy muaj janë paguar nga Helvetas me nga 50-80 euro.
Studentet qe kanë punuar ne zyre për shkak te obligimeve studentore kanë përfunduar praktiken për tetë muaj.
Në qershor të vitit 2015, Drejtoria e Urbanizmit ka shpallur konkurs për praktikantë te arkitekturës, ku një numër i tyre është përzgjedhur nga komisioni vlerësues.
Në Zyrën për Rigjenerim Urban janë angazhuar katër praktikantë: Arta Gashi ,Gentiana Xhemaili, Veton Krasniqi. Si praktikantë kanë punuar per 6 muaj dhe pastaj janë angazhuar me “Marrëveshje për kryerjen e shërbimeve te veçanta” per projektin e Gërmisë, pastaj kanë punuar edhe per Drejtorinë e Arsimit, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Shëndetësisë ne Komunën e Prishtines.
Punet qe janë kryer ne Zyren per Rigjenerim Urban prej:01.09.2014 deri ne gusht 2016:
1. RRUGËT:
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Prishtinë
- “Garibaldi” - Prishtinë
- “Perandori Justinian” - Prishtinë
- “Luan Haradinaj” - Prishtinë
- “Migjeni” – Prishtinë
- “UÇK” – Prishtinë
2. PARKINGJET
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
- Rr. “Perandori Justinian”
- Rr. ”Sylejman Vokshi”
- Rr. “UÇK”
- Rr. “Ilaz Kodra”
- Rr. “Robert Doll”
- tek Pallati i Rinisë, hyrja e QKUK-së,
3. SHKOLLAT:
3.1 OBORRET
SHFMU ‘’Dardania’’-Prishtinë,
SHFMU ‘’Naim Frashëri ‘’- Prishtinë,
SHFMU ‘’Faik Konica’’- Prishtinë,
SHFMU ‘’Gjergj Fishta’’- Prishtinë,
SHMFU “Nexhmi Mustafa “ – Besi,
SHFMU ‘’Ismail Qemali” – Prishtinë
3.2 KËNDET E LEXIMIT :
SHFMU ‘’Dardania’’-Prishtinë,
SHFMU ‘’Naim Frashëri ‘’- Prishtinë,
SHFMU ‘’Faik Konica’’- Prishtinë,
SHMFU “Nexhmi Mustafa “ – Besi ,
SHFMU ‘’Ismail Qemali” – Prishtinë
SHFMU “ Model” – Prishtinë
SHFMU “ Afrim Gashi” – Hajvali
SHFMU “ Anton Zako Çajupi” – Bardhosh
SHFMU “Elena Gjika” – Prishtinë
SHFMU “Hilmi Rakovica” – Prishtinë
SHFMU “Hasan Prishtina” – Prishtinë
SHFMU “Xhavit Ahmeti” – Prishtinë
3.3 INSTITUCIONET PARASHKOLLORE (Rregullimi i oborreve):
- “Ngjyrat” – Hajvali ( është realizuar)
- “Ardhmënia” – Prishtinë ( është realizuar)
- “Dielli”
- “Yllkat”
- “Fatosat”
- “Xixëllonjat”
- “Buzëqeshja”
- “Gëzimi ynë”
- “Lulevera”
4. Parku “Bllok pas blloku”
5. Dekorimi I qytetit dhe tregu per festat e fundvitit
6. Identifikimi I hapësirave të gjelbërta – (me kërkesë nga DSHPMSH dhe Hortikultura)
Lagjet: Dardania, Ulpiana, Bregu I Diellit
7. Gërmia
8. Hendikos
9. Prokurori I shtetit
10. Policia e Kosovës
11. Konkurs për tregun e luleve dhe këndin e librit
12. Qendra e Mjekësisië Familjare
1. RRUGËT
Zyra për Regjenerim Urban, gjatë vitit 2015 ka vazhduar projektin për trajtimin fizik dhe estetik të rrugëve në zonën qendër të kryeqytetit. Është marrë vendimi për uniformimin e të gjitha shkallëve si dhe rimodelimin e panove-reklamave në ballinat e lokaleve të të gjitha bizneseve qe operojnë në rrugët: “Rexhep Luci”, “Garibaldi”, “Perandori Justinian”, “Luan Haradinaj” dhe “Migjeni”. Për rrugët: “Garibaldi”, “Perandori Justinian”, “Luan Haradinaj”, “Migjeni” janë në proces të realizimit trotuaret për lëvizjen sa më të lehtë të këmbësorëve, shtigjet dhe pllakat taktile për persona me aftësi të veçanta dhe të verbër.
2. PARKINGJET
Ka përfunduar realizimi i projektit për vendparkingjet përgjatë Bulevardit “Dëshmoret e Kombit”, rrugën “Perandori Justinian”, “ Afrim Zhitia”, “ Hyzri Talla” ( lagjja “Bregu i Diellit” ) ndërsa në rrugën “Migjeni” dhe “Fehmi Agani” është bërë përcaktimi i vendparkingjeve për TAXI. Në rrugët: ”Sylejman Vokshi”, “UÇK”, “Ilaz Kodra”, “Robert Doll”, “Zija Shemsiu”, ”Lorenc Antoni”, tek Pallati i Rinisë, hyrja e QKUK-së, projektet e vendparkingjeve janë në fazën e implementimit.
3. SHKOLLAT
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe kompaninë projektuese Pro Art janë në fazë të realizimit projektet për:
3.1 OBORRET E SHKOLLAVE:
- SHFMU ‘’Dardania’’-Prishtinë,
- SHFMU ‘’Naim Frashëri ‘’- Prishtinë,
- SHFMU ‘’Faik Konica’’- Prishtinë,
- SHFMU ‘’Gjergj Fishta’’- Prishtinë,
- SHMFU “Nexhmi Mustafa “ – Besi ,
- SHFMU ‘’Ismail Qemali” – Prishtinë ( bashkëfinancim me Demos)
Sikur në shkolla të vendeve të ndryshme, këndet e leximit tashmë po realizohen edhe në shkollat e Komunës së Prishtinës në kuadër të holleve duke krijuar hapësira atraktive për lexim.
3.2 KËNDET E LEXIMIT :
- SHFMU ‘’Dardania’’-Prishtinë,
- SHFMU ‘’Naim Frashëri ‘’- Prishtinë,
- SHFMU ‘’Faik Konica’’- Prishtinë,
- SHMFU “Nexhmi Mustafa “ – Besi ,
- SHFMU ‘’Ismail Qemali” – Prishtinë
- SHFMU “ Model” – Prishtinë
- SHFMU “ Afrim Gashi” – Hajvali
- SHFMU “ Anton Zako Çajupi” – Bardhosh
- SHFMU “Elena Gjika” – Prishtinë
- SHFMU “Hilmi Rakovica” – Prishtinë
- SHFMU “Hasan Prishtina” – Prishtinë
- SHFMU “Xhavit Ahmeti” – Prishtinë
Poashtu për Institucionet Parashkollore me qëllim të krijimit të ambientit më të përshtatshëm, sigurtë, lehtë, atraktiv për lojë të fëmijve në kopshte (oborre), është paraparë dizajnimi dhe furnizimi me lodra prej materialeve të recikluara me forma, madhësi, ngjyra të ndryshme. Ky projekt ka filluar dhe po vazhdon në:
3.3 INSTITUCIONET PARASHKOLLORE :
- “Ngjyrat” – Hajvali ( është realizuar)
- “Ardhmënia” – Prishtinë ( është realizuar)
- “Dielli”
- “Yllkat”
- “Fatosat”
- “Xixëllonjat”
- “Buzëqeshja”
- “Gëzimi ynë”
- “Lulevera”
- BLLOK PAS BLLOKU
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me UN HABITAT, para banorëve të lagjës dhe pjesëmarrësve të punëtorisë Bllok pas Blloku, ka mbajtur prezantimin e projektit ideor për hapësirën publike "ish- Tregu i Gjelbërt" në lagjën “Bregu I Diellit”. Projekti përfshinë të gjitha hapësirat e nevojshme për pushim, lojë, sport sipas kërkesave të përfshira në zgjidhjen përfundimtare të punëtorisë minecraft. Pas pregatitjes dhe kompletimit të projektit zbatues, procedurës së prokurimit, projekti do të implementohet gjatë vitit 2016.
DEKORIMI I QYTETIT DHE TREGU PËR FESTAT E FUNDVITIT
Është planifikuar dhe tashmë janë dekoruar rrugët e kryeqytetit dhe sheshet për festat e fundvitit sipas dizajnit të propozuar për dekorim me ndriçim dhe stoli në bashkëpunim të Komunës së Prishtinës me koorporata . Pjesë e kësaj është edhe tregu i fundvitit ku kanë pasur mundësi të aplikojnë biznese me qëllim të promovimit të tyre.
EVIDENTIMI I HAPËSIRAVE TË GJELBËRTA TË KOMUNËS SË PRISHTINËS
Me kërkesë të DSHPMSH dhe Ndërmarrjes Publike Hortikultura është bërë evidentimi, matja, paraqitja grafike, detajizimi etj. i hapësirave te gjelbërta të qytetit të Prishtinës. Gjatë kësaj periudhe janë bërë analiza rreth gjendjes egzistuese si dhe matja e hapësirave të gjelbërta të lagjeve:
- Ulpiana
- Dardania
- Bregu I Diellit
GËRMIA
Gjatë muajit nëntor është filluar me identifikimin e problemeve në hapësirat rekreative të parkut Gërmia dhe jemi duke punuar për funksionalizimin sa më cilësor të infrastrukturës, fushave të tenisit, pishinës së Gërmisë, Qendrës Rekreative, terenit sportiv në afërsi të Qendrës Rekreative,murit alpin.
HENDIKOS
Sipas marrëveshjes me Shoqatën për Personat me Nevoja të Veçanta- Handikos, kërkesat e tyre kanë qenë:
• Identifikimi i trotuareve, vend-kalimeve për këmbësor, shesheve, hapësirave publike dhe parkingjeve.
• Rregullimi i qasjes në banesat kolektive ku banojnë personat me nevoja të veçanta
• Qasje në institucionet shtetërore, lokale, spitale e qendra te mjekësisë familjare dhe shkollave.
Studentët e angazhuar nga Ojq KAF nën mbikqyrje gjatë muajve shkurt dhe mars kanë dalur në teren në zonën qendër për të bërë identifikimin e pengesave në lëvizjen e lirë të personave me nevoja të veçanta nëpër trotuaret e rrugëve të kryeqytetit.
Gjatë muajit maj janë bërë vizitat nëpër banesat kolektive ku banojnë personat me nevoja të veçanta, sipas listës që është dhënë nga Handikos. Janë bërë identifikimet e pengesave dhe është bërë plani ku do të vendosen rampat dhe ashensorët që mundësojnë qasjen në banesa për ata.
Janë bërë projektet për 7 raste të cilat gjendet në lagjen Dardani, Kodrën e Diellit dhe Ulpianë.
Procedura e tenderimit ka përfunduar dhe është bërë nënshkrimi i kontratës.
PROKURORI I SHTETIT
Prokurori I Shtetit në muajin tetor ka bërë kërkesë drejtuar DSHPMSH, për projekt propozim për rregullimin e rrethojës dhe hapësirës gjelbëruese para ndërtesës.
POLICIA E KOSOVËS
Pranë ndërtesës së Policisë së Kosovës është paraparë hapësira gjelbëruese që do të mundësojë shfrytëzimin edhe nga qytetarët. Ky projekt do të realizohet paralelisht me trotuaret e rrugës “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
KONKURSE
Përpilimi I dosjës për konkurs për hartimin e projekt – propozimit arkitektonik për dizajnimin dhe vendosjen e elementeve mikrourbane ( shtandeve) në “Tregun e luleve” në Prishtinë dhe vitrinave për libra në sheshin “Zahir Pajaziti” e “Nëna Terezë”.
QENDRA E MJEKËSISË FAMILJARE
Është bërë përmirësimi i projektit të QMF-së në ish-ndërtesën e Gjykatës se Qarkut , dhe me kërkesë të Drejtorisë së Inspeksionit dhe Drejtorise së Shëndetësisë është bërë projekti për rregullimin e oborrit. Gjithashtu me kërkesë të DSH është bërë projekti për rregullimin e oborreve të QMF-ve në Bregun e Diellit dhe në lagjen Dardania.
Gjatë këtij muaji është vazhduar me projektin ideor dhe kane filluar bashkëpunimet me Drejtorinë e Infrastrukturës për paramanës e parkut me lokacion afër sallës 1 Tetori – Prishtine.
Shkollat:
Vizita në katërmbëdhjetë shkolla në qytet dhe nëpër fshatra, identifikimi dhe matja e hapësirave për projektimin e këndeve të leximit:
• “Asim Vokshi” – Prishtine
• “Emin Duraku” – Prishtine
• “Gjergj Fishta” – Prishtine
• “Iliria” – Prishtine
• “Nazim Gafurri” – Prishtine
• “Zenel Hajdini” – Prishtine
• “7 Marsi” – Prishtine
• “Xhemail Mustafa” – Prishtine
• “Mitrush Kuteli”- Mat
• “Ali Kelmendi” – Barileve
• “Dituria” – Shkabaj
• “Pjeter Bogdani” – Prishtine
• “Nena Tereze” – Vranidoll
• “Rilindja” - Keqekolle