- 09 Sep 2016
Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina”, me qëllim të zyrtarizimit të bashkëpunimit për zbatimin e praktikës profesionale të studentëve të dalluar që përgatiten për mësimdhënës në shkolla, si dhe për krijimin e kushteve për përgatitjen e mësimdhënësve mentorë në shkollat përkatëse.
Duke pasur parasysh se mësimi praktik për mësimdhënësit e ardhshëm zë një vënç kyç në formësimin dhe profesionalizimin e tyre, ky Memorandum specifikon hapat konkret të bashkëpunimit dhe përgjegjësitë institucionale për ngritjen e cilësisë në këtë drejtim.
Bashkëlidhur mund të gjeni Memorandumin si dhe fotografitë nga nënshkrimi i tij