
Anita Osmani është arkitekte dhe eksperte e planifikimit urban me mbi 20 vjet përvojë profesionale në fushën e arkitekturës, urbanizmit, planifikimit hapësinor dhe administrimit të zhvillimit urban në Kosovë.
Ajo ka përfunduar studimet universitare në Arkitekturë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka avancuar më tej formimin profesional, duke përfunduar Masterin profesional në Arkitekturë (Aesthetic Structural Design) në Universitetin “POLIS” në Tiranë.
Nga viti 2015, Anita Osmani është e angazhuar në Komunën e Prishtinës, si zyrtare e lartë për Planifikim dhe Zhvillim dhe zyrtare për leje ndërtimi, ku ka udhëhequr dhe koordinuar procese të rëndësishme të planifikimit urban, zhvillimit hapësinor dhe administrimit të lejeve të ndërtimit. Përgjegjësitë e saj përfshijnë analizimin dhe përmirësimin e procedurave të planifikimit, menaxhimin e planeve urbane, koordinimin me sektorët e ndërtimit dhe inspektoratit, si dhe mbështetjen e proceseve të zhvillimit të qëndrueshëm urban.
Gjatë karrierës së saj profesionale, ajo ka kontribuar në hartimin, projektimin dhe mbikëqyrjen e një numri të madh projektesh publike dhe private, duke përfshirë plane rregulluese urbane, objekte arsimore, administrative, shëndetësore, kulturore dhe rezidenciale. Ajo ka qenë e përfshirë në projekte të rëndësishme urbane në Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe qytete të tjera të Kosovës.
Nga viti 2013 deri në vitin 2015, ka ushtruar detyrën e inxhinieres së ndërtimit (Senior Engineer) në organizatën ndërkombëtare “Mercy Corps”, ku ka menaxhuar dhe mbikëqyrur projekte të ndërtimit dhe infrastrukturore, të financuara nga donatorë ndërkombëtarë, duke përfshirë ndërtimin e banesave sociale, rehabilitimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e komunitetit RAE në Mitrovicë.
Përvoja e saj profesionale përfshinë gjithashtu angazhime në kompani të njohura të projektimit dhe arkitekturës, ku ka marrë pjesë në projektimin, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e shumë projekteve arkitekturore dhe urbanistike.
Përmes përvojës së saj të gjatë profesionale dhe angazhimit institucional, Anita Osmani është profilizuar si një nga profesionistet me përvojë në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor në Kosovë, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm urban, menaxhimin e territorit dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit të ndërtuar.
Ka ndjekur trajnime profesionale të certifikuara në fushën e specifikimeve teknike ndërtimore nga USAID/KPEP, si dhe në planifikim të qëndrueshëm urban dhe zhvillim të tokës nga Instituti Ndërkombëtar për Menaxhim Urban i Universitetit ‘Erasmus’ të Roterdamit, në bashkëpunim me Universitetin “POLIS” në Tiranë.
Së fundmi, ajo është anëtare e Këshillit Drejtues të Kosovo Green Building Council – KGBC, duke e zgjeruar angazhimin e saj profesional edhe në fushën e ndërtimit të gjelbër, efficiencies së energjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit të ndërtuar.
Përmes përvojës së saj të gjatë profesionale dhe angazhimit institucional, Anita Osmani ka ndërtuar një profil të konsoliduar në fushën e urbanizmit, planifikimit hapësinor dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban, me fokus në menaxhimin e territorit, përmirësimin e proceseve administrative dhe zhvillimin cilësor të qytetit.
Aktualisht ushtron pozitën - ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Prishtinës. Ajo angazhohet në drejtimin dhe koordinimin e proceseve që lidhen me zhvillimin urban, zbatimin e dokumenteve planifikuese, shqyrtimin e dokumentacionit teknik dhe administrimin e procedurave për leje ndërtimi.
E-mail: anita.osmani@rks-gov.net
Asistente: ariana.jashari@rks-gov.net
Drejtoria e Urbanizmit
Përgatit dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen, miratimin e dokumentacionit teknik për leje të ndërtimit;
Propozon dhe zbaton aktet ligjore nga lëmi i planifikimit hapësinor; Planit zhvillimor të Komunës, Planit zhvillimor urban, Planit rregullues urban, si dhe rregullativën nga lëmi i ndërtimeve investive dhe mbrojtja e mjedisit;
Përcakton kushtet e ndërtimit, në harmoni me Ligjin e ndërtimit,
Propozon dhe miraton kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme, pajisjeve dhe elementeve mikro - urbane në territorin e qytetit dhe të komunës;
Merret me hartimin e projekt rregulloreve, ekspertizave analitike, veprimtarive të tjera në fushat e caktuara të planifikimit hapësinor dhe urban, mbrojtja e mjedisit dhe lëmi i ndërtimeve;
Propozon dhe zbaton programin për hapësirën e komunës;
Lëshon leje të ndërtimit për të gjitha llojet e objekteve që përcakton ligji në kompetencë të Komunës;
Jep pëlqime për ndërtimin e objekteve të rëndësisë lokale dhe zhvillimeve të tjera.
Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit;
Organizon dhe cakton grupin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim;
Organizon dhe cakton grupin profesional për vlerësimin e objekteve te ndërtuara pa leje;
Konstaton dhe përcjell informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi, dhe veçmas me rregulloren dhe Manualin për legalizim;
Kontrollon dokumentacionin teknik në harmoni me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi, si dhe me rregulloren dhe Manualin për legalizim;
Shqyrton programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në tërësitë hapësinore ilegale;
Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore dhe me të gjitha subjektet tjera përkatëse;
Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve ilegale;
Lëshon vendime dhe vërtetime për gjendjen e objekteve ekzistuese;
Konstaton dhe përcjell informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet dhe dokumentacionet urbanistike në fuqi;
Jep leje për përdorimin e objekteve të përfunduara;
Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore;
Propozon krijimin e zonave të tokës së ndërtimit dhe përpunon lokacionet për dhënien e tokës në shfrytëzim;
Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Urbanizmit, është e organizuar në këta sektorë:
Sektori i Urbanizmit
Sektori i Legalizimit
Sektori për mbrojtjen e mjedisit dhe energjisë efiqiente