- 12 Sep 2016
Kjo ditë na kujton edhe njëherë sfidat e shumta nëpër të cilat ka kaluar dhe kalon njerëzimi, si dhe na obligon që të angazhohemi sa më shumë që ta luftojmë padrejtësinë dhe pabarazinë kudo që e hasim.
Një shtet ku varfëria thellohet çdo ditë e më shumë, e ku padrejtësia është përditshmëri, ka nevojë për një shoqëri të bashkuar, solidare dhe të gatshme për sakrificë. Një shoqëri e tillë e shëndoshë, e ndërtuar mbi këtë trinom, është fitimtare përballë së keqes, dhe është bazament i një shteti të zhvilluar, me drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë.