- 15 Sep 2016
Vazhdon investimi në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat e Prishtinës. Drejtoria e Investimeve Kapitale, ka përfunduar ndërtimin e rrugës Koliq – Keqekollë në gjatësi prej 2466.30 m e gjërësi prej 5 m. Punëkryesi ,,Ledi Ing" shpk ka përfunduar punimet sipas kontratës dhe planit dinamik në afat prej 90 ditësh. Vlera e kësaj kontrate është 254,166.25 euro. Qarkullimi i banorëve tash e tutje do të jetë shumë më i lehtë dhe më i sigurt edhe në sezonë të dimrit.