Funksionalizohet plotësisht Qendra e re e Mjekësisë Familjare Nr.1 në Tophane

- 19 Sep 2016

Pas shumë kërkesave nga qytetarët, stafi i Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.1 dhe rekomandimeve të shumta duke filluar nga Komiteti për Shëndetësi pranë Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, Drejtoria Për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit, ka bërë një plan për renovimin e kësaj qendre. Pas vlerësimit të situatës në teren u konstatua se për shkak të vjetërsisë së objektit dhe problemeve të shumta në infrastrukturën e tij, është e pamundshme që të bëhen renovime konform standardeve të kërkuara për një Institucion Shëndetësor. Pas lirimit të objektit të Gjykatës së qarkut në këtë lagje, me mirëkuptimin e Kryetarit të Komunës Z.Shpend Ahmeti, u vendos që një pjesë e këtij objekti të shfrytëzohet për këtë Qendër.
Duke ju falenderuar zyrtarëve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e në veçanti Znj.Zana Hoxha, Arianisa Shehut nga Drejtoria e Urbanizmit, menaxhmentit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, shërbimit teknik pranë kësaj qendre e sidomos gjithë stafit të Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.1, me datë 14 Shatator u bë hapja e objektit të ri të kësaj qendre në hapësirat e ish Gjykatës së Qarkut.
Tani më kjo qendër është funksionalizuar plotësisht dhe i gjithë stafi shëndetësor në këtë qendër po punon me kapacitet dhe orar të plotë në shërbim të qytetarëve të kësaj lagje.
Poshtë janë disa foto të objektit të vjetër dhe objektit të ri.